Aktualitet

Me ilaçe kontrabandë dhe "Dom Perignon", Gjykata e Vlorës vendos detyrim paraqitje për Elidon Çelën

Sot gjyqtari Hektor Sinani vendosi të caktojë ndaj tij masën detyrim paraqitje.

20 Shkurt 2023, 10:50 Nga I.A
Me ilaçe kontrabandë dhe "Dom Perignon", Gjykata e
Elidon Çela

VLORË- Elidon Çela, i riu që u arrestua ditën e shtunë për mallra kontrabandë është lënë i lirë. Kjo është hera e dytë për Çelën që është kapur me mallra kontrabandë dhe është lënë i lirë. Sot gjyqtari Hektor Sinani vendosi të caktojë ndaj tij masën detyrim paraqitje.

Çela u arrestua mesditën e së shtunës nga policia e Vlorës me ilaçe kontrabandë, pesticide si dhe shishe me shampanjë Don Perinjon. Më parë i riu është arrestuar në Durrës me vlerë të madhe monetare prej rreth 500 mijë euro të padeklaruara.

elidon Çela

Sondazh

Poll