Sport

Champions League/ Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë Liverpool-Real Madrid

Ai ka drejtuar Real Madridin në Champions League e fundit në transfertën e tij ndaj Manchester City që përfundoi 4-3 për anglezët

19 Shkurt 2023, 12:02 Nga DOSJA
Champions League/ Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë Liverpool-Real

ZVICER - Rumuni Istvan Kovacs është caktuar nga UEFA për duelin mes Liverpoolit dhe Real Madridit, që korrespondon me ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.

Ndeshja do të luhet të marten, më 21 shkurt (21:00) dhe Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Horatiu Fesnic, gjithashtu rumun. Përgjegjës për VAR do të jenë italianët Massimiliano Irrati dhe Marco Guida.

Istvan Kovacs është ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2010 dhe ka arbitruar vetëm një ndeshje për Real Madridin. Ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League e fundit mes Manchester City dhe ‘los blancos’ në një duel që përfundoi 4-3 për skuadrën angleze.

Arbitri rumun nga ana e tij nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të Liverpoolit. Këtë sezon ai ka arbitruar ndeshjet Dinamo Zagreb-Chelsea (1-0), Brugges-Atlético Madrid (2-0) dhe Bayer Leverkusen-Porto (0-3) në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll