Sport

'Rotacion', Inzaghi fsheh mënyrën e lojës para sfidës me Porton për Champions...

“Të gjithë e meritojnë të luajnë për punën që tregojnë, por trajneri duhet të bëjë zgjedhje”.

19 Shkurt 2023, 08:49 Nga DOSJA
'Rotacion', Inzaghi fsheh mënyrën e lojës para

ITALI - Simone Inzaghi bëri një rotacion të thellë lojtarësh në fitoren 3-1 ndaj Udineses, për shkak të ndeshjes të së mërkurës kundër FC Porto, referuar sfidës së parë të 1/16-tës së Champions League. Trajneri i Interit rrezikoi, madje se ndeshja mund të mbyllej me një barazim zhgënjyes pa gola ndaj Sampdorias.

“Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët dhe kushdo që filloi ose filloi nga pankinë, ka punuar shumë mirë. Të gjithë e meritojnë të luajnë për punën që tregojnë, por trajneri duhet të bëjë zgjedhje. Lukaku po përmirësohet dita-ditës, ndeshje pas ndeshje, stërvitje pas stërvitje. Ne kemi besim të madh tek ai”,- tha trajneri duke folur për Sky Sports.

Marcelo Brozovic startoi për herë të parë në pesë muajt e fundit si titullar, në 11-she u përfshi edhe Hakan Calhanoglu. Gjithaashtu edhe Samir Handonovic iu bashkua ekipit për herë të parë që nga tetori:

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të kem zgjedhje. Në muajt e parë përpara Kupës së Botës, skuadra ishte e shtrirë. Handanovic do të kishte luajtur më parë, vetëm se ai kishte probleme gjatë stërvitjes sonë në Maltë. Ai është një portier i rëndësishëm dhe ne kemi nevojë për përvojën e tij. Kjo e lejoi André Onanën të pushonte. Asnjëherë nuk kemi pasur dyshime për të apo për lojtarë të tjerë”.

Me 47 pikë të grumbulluara pas 23 javësh, zikaltrit renditen në vendin e dytë në Serie A, me tri pikë tepër se sa Milani që ndjek dhe 15 pikë larg nga Napoli kryesues me 62 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll