Sport

Festat e Neymar vazhdojnë të krijojnë shqetësime, fqinjët gjithnjë ankohen: “Ai nuk ka as respektin më të vogël!”...

“Fakti që ai është Neymar nuk është justifikim. Disa nga festat e tyre zgjasin 48 orë.”

19 Shkurt 2023, 09:29 Nga DOSJA
Festat e Neymar vazhdojnë të krijojnë shqetësime,

FRANCE - Neymar po kalon një moment negativ në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi brazilian ka bërë paraqitje larg asaj që pretendohet, por dhe sjellja e tij jashtë fushës së blertë nuk ka qenë shembullore, përkundrazi.

‘L´Équipe’ bëri një raport dhe mblodhi disa dëshmi nga fqinjët e tij. “Ky person nuk ka as respektin më të vogël. Fakti që ai është Neymar nuk është justifikim. Disa nga festat e tyre zgjasin 48 orë.”

Kryebashkiaku i Bougival, Luc Watelle, në një prononcim për ‘Le Parisien’, ka pranuar se nuk mund të bëjë asgjë përballë festave të zhurmshme dhe të shpeshta të sulmuesit brazilian.

Një nga shembujt më të fundit ishte ditëlindja e lojtarit, më 5 shkurt. Festa zgjati 24 orë dhe pati muzikë pa ndërprerje.

Por jo të gjithë banorët e këtij vendi, që është afër Parisit dhe ka 8000 banorë, ankohen për brazilianin: “Dëgjojmë të bërtasin vajza dhe zhurma e motorëve me të rinj, por kjo është e pranueshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll