Sport

La Liga/ Valverde dhe Asensio shtyjnë para Real Madridin, Ancelotti -5 nga Barcelona...

‘Los blancos’ fitoi 2-0 në Osasuna. ‘Harakiri’ i Real Sociedad, Betis i bën presion Atletico Madridit

19 Shkurt 2023, 07:03 Nga DOSJA
La Liga/ Valverde dhe Asensio shtyjnë para Real Madridin, Ancelotti -5 nga

SPANJE - Në ditën e njëzet e dytë të La Ligës, Real Madrid fitoi 2-0 në Osasuna dhe kaloi për një moment në -5 nga Barcelona. Valverde (78') dhe Asensio (92') vendosin ndeshjen, duke i dhënë  Ancelottit tre pikët. 

Real Madridi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në La Liga: e dëshmon fitorja 2-0 si mysafir ndaj Osasunës. Ancelotti kalon për momentin në -5 pikë nga Barcelona (do të luajë Camp Nou me Cadiz) falë një rikuperimi dhe ndryshimesh të shkëlqyera. 

Pas një pjese të parë pa gola, ndeshja u ndez në të dytën: në fakt ishin vendasit ata që u afruan për të kaluar në avantazh me Moi Gomez, që goditi shtyllën në të majtë të Courtois në minutën e 62-të. Në minutën e 78-të ishte Valverde, njeriu tek i cili u mbështet aq shumë trajneri i ‘Blancos’, ai që shënoi për Realin: Vinicius hyri në zonë nga e majta dhe pasoi për uruguajanin, i cili me të djathtën zhbllokoi ndeshjen. 

Mysafirët vuajnë dhe duhet të presin minutën e 92-të për të mbyllur ndeshjen: goli i brazilianit në minutën e 89-të, në fakt, ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje nga debutuesi Alvaro Rodriguez, autor i asistimit, por tre minuta më vonë askush nuk mundi të anulojë 2-0 të Asensios, i cili dyfishon duke kaluar topin mes këmbëve të Herrera. 

Kështu Reali ngjitet në 51 pikë dhe mban gjallë ëndrrën e rikthimit në La Liga. Osasuna, nga ana tjetër, mbetet në 30 dhe sheh që numri i ndeshjeve të njëpasnjëshme në ligë pa fitore të rritet në pesë.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës Real Sociedad është ende i treti , por mbledh autogolin e Le Normand në minutën e 93-të dhe ndalohet në 1-1 nga dhjetë lojtarët Celta Vigo. Betis mundi Valladolidin 2-1 dhe ushtroi presion ndaj Atletico Madridit në zonën e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll