Sport

Prapaskenat e "divorcit" mes Mendes dhe Ronaldos: "Sikur e kishte ndarë gruaja..."

Ricardo Regufe është personi që trajtoi transferimin e portugezit te Al Nassr

19 Shkurt 2023, 07:11 Nga DOSJA

Prapaskenat e "divorcit" mes Mendes dhe Ronaldos: "Sikur e kishte

FRANCE - 'L'Équipe' publikoi këtë të shtunë një artikull, ku specifikon disa detaje rreth "divorcit mes Cristiano Ronaldos dhe Jorge Mendes", duke zbuluar se shkëputja mes të dyve ishte për një arsye "më shumë sentimentale sesa financiare".

Gazeta franceze, e cila citon një burim të afërt me biznesmenin dhe lojtarin e kombëtares portugeze, thekson se Jorge Mendes është “lënduar” nga CR7 dhe se kjo ndarje mund të lidhet, ndër të tjera, edhe me marrëdhënien e ngushtë të lojtarit me Ricardo Regufe, një tjetër menaxher, i cili organizoi që ylli të transferohej në Al Nassr, nga Arabia Saudite.

Prapaskenat e "divorcit" mes Mendes dhe Ronaldos: "Sikur e kishte

"Për të kuptuar këtë marrëdhënie, le të themi se kishte një lidhje të fortë midis punonjësit dhe punëdhënësit. Kishte një miqësi, një marrëveshje, një lidhje. Cristiano (Ronaldo) e paguante Jorge (Mendes) dhe, pavarësisht gjithçkaje, ai nuk duhej ta zëvendësonte atë”, tregon burimi në fjalë për ‘L’Équipe’.

Dhe shton: "Nuk është diçka që nuk mund ta imagjinoni te agjentë të këtij kalibri, por mund të ketë momente vetmie. Është sikur e kishte ndarë gruaja, pas takimit me të dashurin...".
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo shkoi te Al Nassr në dhjetor të vitit të kaluar pas largimit nga Manchester United, në një operacion të kryer nga Ricardo Regufe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll