Sport

Unai Emery kritikon Emiliano Martínez: “Kurrë nuk i kam thënë portierit tim që të përpiqet të shënojë në 90'+2”… (video)

Argjentinasi, i kurorëzuar së fundmi kampion bote në Katar, shkoi në zonën e Arsenalit në çastet e fundit për të shënuar. Si kundërpërgjigje, me portën e braktisur, ‘Topçinjtë’ shfrytëzuan rastin për të mbyllur rezultatin 4-2.

18 Shkurt 2023, 22:48 Nga DOSJA

Unai Emery kritikon Emiliano Martínez: “Kurrë nuk i kam

ANGLI - Unai Emery u shpreh kritik për paraqitjen e lojtarëve në humbjen (2-4) ndaj Arsenalit, pasditen e kësaj të shtune, në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premier League, të cilën Villa po e fitonte me rezultat 2-1 deri në interval. Një pjesë e kritikave që trajneri spanjoll i bëri ekipit në fund të ndeshjes, ishte pikërisht për veprimin e portierit Emiliano Martínez, i cili në kohën e shtesë, pa urdhër të trajnerit, braktisi portën dhe shkoi në zonën kundërshtare për të tentuar të shënonte. Si kundërpërgjigje, Arsenali do të shfrytëzonte rastin dhe me portën bosh do të bënte 4-2.

"Jam shumë i zhgënjyer. Por kjo nuk është e çuditshme për mua. Unë fola me lojtarët kur mbërrita këtu. Ishte një reagim normal. Kur ndryshon trajner, lojtarët reagojnë shumë shpejt, ndoshta në vetëm një javë ose dy, ose në një ose dy muaj. Ne e arrijmë atë, por pastaj mund të evoluojmë dhe përmirësohemi. Ne luajmë në ligën më të mirë në botë, përpiqemi të krijojmë një plan loje, por pastaj nuk po e riprodhojmë atë në fushë. Pse do të duhet kohë që ne arritëm të konsolidojmë procesin”,- ka thënë trajneri i Aston Villas, duke folur për “BBC One” “Match of the Day”.

Dhe ai vazhdoi: "Sot arritëm të shënonim të parët, por nuk luajtëm ashtu siç duam. E di që është hapi më i vështirë për t'u hedhur. Nuk ka rëndësi rezultati, por mënyra se si reagojmë, si përpiqemi të përmirësohemi dhe në realitet nuk jemi. Në dy ose tre ndeshjet e fundit nuk jemi përmirësuar fare".

Sa i përket vendimit të marrë nga Emiliano Martínez, Unai Emery e bëri të qartë se nuk ishte urdhëri i tij. "Jam i frustruar, por e di që kjo do të marrë kohë, se ne do të duhet të bëjmë gabime dhe të mësojmë prej tyre. Për shembull, kurrë nuk i kam thënë portierit tim që të përpiqet të shënojë një gol në minutën e 92-të. Ndoshta ne mund të shënojmë një here në 100 tentime, ndoshta në 20 herë kundërshtari arrin të bëjë tranzicionin dhe të shënojë 10 gola. Sot kjo ndodhi”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll