Aktualitet

Kishte marrë shtëpi dhe makinë me qira në Itali, Policia arreston në flagrancë 19-vjeçarin shqiptar, po dorëzonte 3 doza kokainë

Në makinën e tij me qira iu gjetën 40 doza kokainë, por në dhomën e tij të hotelit kishte shumë më tepër: 300 gramë të tjera kokainë, si dhe sasi të vogla hashash dhe marihuanë. Ai kishte edhe 330 euro dhe 250 franga zvicerane në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. 

19 Shkurt 2023, 07:36 Nga A.B
Kishte marrë shtëpi dhe makinë me qira në Itali, Policia
Policia

ITALI- Arrestohet Klajdi Frroku në Como. Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari shqiptar u vu në pranga ditën e premte, pasi ishte pikasur nga patrulla në orët e para të pasdites teksa i dorëzonte një paketë të vogël një djali tjetër. Njësia Lëvizëse e Guardia di Finanza të Ponte Chiasso u afruan rrugës ngjitur për të kuptuar se çfarë po bënin.

Frroku, nga Tirana, pa shtëpi në Itali, me banim në një 'air b&b' në qendër të qytetit, nuk e vuri re që po vëzhgohej teksa po i shiste tre doza kokainë një djali nga Como. Në makinën e tij me qira iu gjetën 40 doza kokainë, por në dhomën e tij të hotelit kishte shumë më tepër: 300 gramë të tjera kokainë, si dhe sasi të vogla hashash dhe marihuanë. Ai kishte edhe 330 euro dhe 250 franga zvicerane në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. 

Djali ka përfunduar në burg, me urdhër të prokurorisë, Antonio Nalesso, është në pritje të pyetjes nga gjyqtari, ndërsa blerësi është denoncuar në Prefekturë. Por në dy muaj, ky është tashmë arrestimi i dytë për trafik droge nga Guardia di Finanza i Ponte Chiasso, i cili ndodh në mënyra të ngjashme. Në fillim të dhjetorit, Markeljan Toli, një 25-vjeçari shqiptar i gjeti 60 gramë kokainë pasi u gjet. Policia e vërejti teksa i dorëzohej një blerësi dhe 17 mijë euro i mbante në dhomën që ai zinte në një 'air b&b' në Como. 

Të dy djemtë e rinj, të ardhur direkt nga Shqipëria banuan në dhoma me qira në hotele modeste në qendër të qytetit dhe me makina me qira: kjo sikur të ishte një mënyrë e re e menaxhimit të tregtisë së kokainës në qytet. 

klajdi frroku arrestohet shqiptari ne itali markeljan toli

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shkurt 2023, 22:33 k.m.

Tërmet me magnitudë 4.8 në detin Jon

Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur rreth orës 22:14 në detin Jo...

Aktualitet 18 Shkurt 2023, 21:50 k.m.

VOA: Sfidat e familjes shqiptare

Foto ilustruese Në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile, Kuvendit dhe bashkësive fetare diskutuan sot me shqet&e...