Aktualitet

“Burgu” i grave/ Shqiptari i kishte sjellë nga vendet e Amerikës Latine, u premtoi se do ishin 'escorta'. Si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Greqi

Sipas mediave greke, në dhomat e tij tutorët mbyllnin takimet me klientët duke detyruar vajzat e reja  të kryenin marrëdhënie seksuale me ta kundrejt një pagese të lartë.

18 Shkurt 2023, 20:48 Nga k.m.
“Burgu” i grave/ Shqiptari i kishte sjellë nga vendet e
Pamje nga hoteli

GREQI- Zbulohen detaje të tjera lidhur me rastin e trafikut ndërkombëtar të grave që ishin trafikuar nga vendet e Amerikës Latine në Greqi, për t'u shfrytëzuar si punonjëse seksi. Sipas mediave greke, në dhomat e tij tutorët mbyllnin takimet me klientët duke detyruar vajzat e reja  të kryenin marrëdhënie seksuale me ta kundrejt një pagese të lartë.

Policia gjeti më shumë se 15 vajza, nga Kolumbia, Venezuela, Brazili dhe Maroku, të burgosura në hotelet e përdorura nga grupi kriminal që kishte në krye një shqiptar të paidentifikuar me emër. Vajzat u sollën në Greqi duke u premtuar se do të punonin si eskortë për VIP-at. Por në vend të asaj që i ishte premtuar, ato jetonin në kushte të mjerueshme dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të tutorëve.

Unaza reklamonte vajzat përmes një faqe interneti rozë dhe takimet u organizuan nga tre gra. Mes klientëve, medohet se është edhe një biznesmen të njohur aktiv në fushën e restoranteve etnike në Glyfada dhe Gazi.

greqi

Sondazh

Poll