Aktualitet

Thyente xhamat e makinave për t'i grabitur, në pranga 38-vjeçari në Durrës

Ai thyente xhamat e makinave dhe merrte sendet personale që gjente brenda.

18 Shkurt 2023, 17:57 Nga k.m.
Thyente xhamat e makinave për t'i grabitur, në pranga
Foto ilustruese

DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka vjedhur disa herë automjete të ndryshme. Në pranga ka përfunduar 38-vjeçari, i identifikuar me inicialet G. Ll., banues në Durrës. Ai thyente xhamat e makinave dhe merrte sendet personale që gjente brenda.

"Ky shtetas u kap në flagrancë, pasi kishte thyer xhamin e një automjeti, për të marrë sendet personale që ndodheshin në të. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi G. Ll. është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale, në automjetet e shtetasve të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, vjedhje këto të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme,"- njoftoi Policia.

durres

Sondazh

Poll