18 Shkurt 2023, 21:50
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile, Kuvendit dhe bashkësive fetare diskutuan sot me shqetësim mbi dhunimin e familjes shqiptare, si dhe mbi vështirësitë që ajo has aktualisht përballë krizave ekonomike dhe shoqërore. Koalicioni pro Familjes dhe Jetës zhvilloi sot një tubim, ku u theksua se familja shqiptare po dhunohet nga brenda dhe jashtë saj, ndaj mbrojtja e këtij institucioni themelor të shoqërisë është shndërruar në një detyrë urgjente.
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës theksoi sot në takimin e dytë vjetor se midis shumë nevojave për një jetë më të mirë të qytetarëve mbrojtja e familjes nga dhuna e gjithanshme po shndërrohet në një sfidë kryesore. Krahas përfaqësuesve të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, në tubim e morën fjalën edhe deputete të Kuvendit, të cilat u angazhuan që këtë mision të mbrojtjes së grave dhe familjes ta vazhdojnë në procesin ligjvënës.
Ato theksuan se duhen bashkuar forcat kundër dhunës së çfarëdolloj forme, e sidomos kundër dhunës, që prek dinjitetin e grave, e cila reflektohet drejtërdrejt në familjet shqiptare. Deputetja socialiste, Etilda Gjonaj, e cila është bashkëkryetare e Aleancës së grave deputete në Kuvend, tha se mbrojtja e familjes me politika të veçanta është një angazhim i rëndësishëm.
“Legjislacioni shqiptar është i plotë aktualisht sa u takon masave për mbrojtjen e familjes. Duhet të bëjmë më shumë për fëmijët, për gratë, për viktimat e dhunës në familje, për viktimat e trafikimit, për të rinjtë, si dhe në aspekte të ndryshme sociale, si nënat kryefamiljare, moshat e treta, dhe shumë kategori të treta që janë në nevojë”, thotë Gjonaj.
Ligjvënëset nënvizuan se shoqëria dhe kërkesat e saj po ndryshojnë me shpejtësi, ndaj nevojiten studime dhe analiza të vazhdueshme lidhur me fushat ku duhet ndërhyrë me ligje dhe politika sociale.
Deputetja e Partisë Demokratike të opozitës, Greta Bardeli Gjoni, tha se familja shqiptare mori goditje të rënda gjatë diktaturës komuniste, kur u mbyllën të gjithë institucionet fetare, por si atëherë ashtu edhe tani është besimi fetar, që do të mbrojë dhe ndihmojë familjen shqiptare që ta marrë veten nga vështiësitë e shumta.
“Gjatë diktaturës u ndalua besimi fetar i të gjithë besimeve, por familjet shqiptare arritën që këtë besim ta përcillnin brez pas brezi duke mbajtur gjallë atë. Familja është pasuria më e shenjtë e shoqërisë, e cila duhet ruajtur dhe kultivuar ndër breza ashtu si deri sot”, tha Bardeli.
Dhuna midis pjesëtarëve në familje po denoncohet përherë e më shumë nga gratë e vajzat, po ashtu si edhe aktet e dhunës ndaj vet familjes nga jashtë saj, ndërsa institucionet shtetërore po shtojnë masat në ndihmë të tyre, si nga pikëpamja e sigurisë ashtu edhe nga ana ekonomike.
Ndër masat më të fundit, qeveria e ka mbrojtur familjen përballë krizës së çmimeve, për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu 6mijë e 700 nëna kryefamiljare përfituan nga ndihma dhe lehtësi ekonomike, ndërsa nënave me 3 fëmijë u garantohen sigurimet shoqërore nga shteti gjatë 5 viteve të para të jetës së fëmijës. Megjithatë pjesëmarrësit renditën shumë probleme të tjera që lidhen me papunësinë e bashkëshortëve dhe edukimin e pamjaftueshëm të fëmijëve, si dhe emigrimin e shumë të rinjve vitet e fundit./VOA
familja shqiptare
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 20:48
k.m.
Pamje nga hoteli
GREQI- Zbulohen detaje të tjera lidhur me rastin e trafikut ndërkombëtar të grave që ishin trafikuar nga vendet ...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:57
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka vjedhur disa herë automjete t&eum...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rikthehen vdekjet nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka nd&eum...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:38
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një automjet është djegur në dalje të tunelit të Elbasanit, në drejtim të qytetit. Deri m&...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:29
k.m.
Foto ilustruese
POGRADEC- Policia e Pogradecit njofton se ka nisur hetimet ndaj një të riu, të idenfikuar me inciale G. L. Ai akuzohet p&eum...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:14
k.m.
Blendi Gonxhe
TIRANË- Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë 85 mijë lekë. Për Drejtorin ...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 17:01
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Nevoja për personelin mjekësor ka bërë që qeveria lokale e Kalabrisë të nisë punën p&eu...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 16:30
k.m.
Pamje nga vendi i 'call center'
GREQI- Një organizatë kriminale është "çmontuar" në Greqi. Grupi ishte aktive në...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 15:50
k.m.
Foto ilustruese
Sezoni gripit stinor ka sjellë edhe raste të meningjitit në Spitalin rajonal të Elbasanit, sëmundje e cila sjell e...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 15:39
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Në kuti mbante kokainë, hashash dhe dy bomba letre. Kështu u arrestua 23-vjeçari shqiptar, ata kontrolluan t&e...