Aktualitet

Rikthehen vdekjet nga COVID-19 në vend, MSH: Vdes 85-vjeçari nga Tirana, 14 raste të reja, 5 të shtruar në spital

Nga 333 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 14 raste, të shpërndara: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

18 Shkurt 2023, 17:55 Nga k.m.
Rikthehen vdekjet nga COVID-19 në vend, MSH: Vdes 85-vjeçari nga
Foto ilustruese

TIRANË- Rikthehen vdekjet nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka ndërruar jetë një 85-vjeçar nga Tirana, ndërkohë që rastet e reja janë në nivel të njëjtë. Nga 333 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 14 raste, të shpërndara: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 333 testime,  ka 14 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 10 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana. Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore               14

Të shëruar në 24 orë            10

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       333

Testime totale                   2,036,968

Raste pozitive                      333,390

Raste të shëruara                  329,653

Raste Aktive                             140

Humbje jete                              3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      109

Fier                           11

Shkodër.                    6

Vlorë                         6

Berat.                        4

Durrës.                    1

Elbasan.                    1

Kukës.                       1

Gjirokastër.             1

ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll