Bota

U dënua për përvetësim parash publike, zëvendësministrja italiane e Arsimit dorëhiqet nga posti

Sipas drejtësisë italiane, Montarulli kishte përdorur paratë publike për blerjen e rrobave të shtrenjta, çantave dhe një libri me këshilla për jetën personale dhe seksuale.

18 Shkurt 2023, 19:13 Nga k.m.
U dënua për përvetësim parash publike,
Giorgia Meloni

ITALI- Zëvendësministrja e Arsimit të Lartë e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, Augusta Montaruli ka dorëzuar sot aktin e dorëheqjes së saj. Montarulli i përket partisë Adelfia të Italisë dhe u dënua për përdorim të paligjshëm të fondeve të pushtetit vendor.

Sipas drejtësisë italiane, Montarulli kishte përdorur paratë publike për blerjen e rrobave të shtrenjta, çantave dhe një libri me këshilla për jetën personale dhe seksuale.

Ajo këmbëngul se është e pafajshme, e  se nuk ka dëmtuar fondet publike dhe shtoi se do të ankohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Kjo është dorëheqja e parë e një anëtari të qeverisë së Melonit, që nga krijimi i saj tetorin e kaluar.

giorgia meloni

Sondazh

Poll