Bota

Puthja në buzë e Fedez dhe Rosa Chemical, 37 mijë qytetarë italianë i çojnë në Prokurori për veprime të turpshme

Kjo pasi pretendonin se performanca e tyre në Sanremo duhet të konsiderohet një veprim i turpshëm në një vend publik.

18 Shkurt 2023, 17:53 Nga k.m.
Puthja në buzë e Fedez dhe Rosa Chemical, 37 mijë qytetarë
Fedez dhe Rosa Chemical

ITALI- Puthja e Sanremos ka tërhequr vëmendjen e organizatës Pro Vita dhe të ish-ministrit përgjegjës për familjen Carlo Giovanardi, të cilët njoftuan se kishin denoncuar Fedez dhe Rosa Chemical. Kjo pasi pretendonin se performanca e tyre në Sanremo duhet të konsiderohet një veprim i turpshëm në një vend publik.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë të përbashkët, Jacopo Coghe tha se: E shtuna e 11 shkurtit, gjatë së cilës Fedez dhe Rosa Chemical imituan marrëdhëniet seksuale është një sjellje, e cila ka sjellë një valë turpi, shqetësimi dhe neverie të shkaktuar nga vulgariteti i sjelljes në sferën seksuale.

Kjo ankesë sipas avokatit Luca Ghelfi bazohet nën nenin 529 e 527 të kodit penal për akte të turpshme e me objekte të turpshme në vende publike. Dhe është firmosur nga 37 mijë qytetarë që shprehen të indinjuar nga sjella në skenë e këngëtarëve Rosa Chemical e Fedez.

 

sanremo 2023 fedez rosa chemical

Sondazh

Poll