Bota

Tërmeti në Turqi, koha dhe paratë po mbarojnë për operacionet e shpëtimit

Mbi 46,000 të vdekur janë shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

18 Shkurt 2023, 18:25 Nga k.m.
Tërmeti në Turqi, koha dhe paratë po mbarojnë për
Foto ilustruese

ANKARA- Ndërsa Turqia po përpiqet të menaxhojë fatkeqësinë më të keqe në historinë e saj moderne, shqetësimet po rriten për viktimat e tragjedisë në Siri, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që u bën presion autoriteteve në veriperëndim që të ndalojnë kërkimin. Ditën e 12 pas tërmetit, punëtorët nga Kirgistani arritën të shpëtonin një familje siriane me pesë anëtarë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakya (Antioki) në Turqinë jugore.

“Dëgjuam zëra ndërsa po gërmonim një orë më parë sot. Kur gjejmë njerëz që janë gjallë, ne jemi gjithmonë të lumtur,”- tha për Reuters Atai Osmanov, një anëtar i ekipit të shpëtimit. Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi arriti në 40,642, ndërsa Siria fqinje raportoi të paktën 5,800 të vdekur, një numër që ka mbetur i pandryshuar prej ditësh.

Duke folur për Reuters, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, drejtori i WFP David Beazley tha se qeveritë e Sirisë dhe Turqisë po punonin shumë mirë së bashku, por operacionet e agjencisë po pengoheshin në Sirinë veriperëndimore.

“Koha po ikën dhe ne po na mbarojmë paratë. Na duhen rreth 50 milionë dollarë në muaj vetëm për reagimin tonë ndaj tërmetit,”- shtoi Beazley.

Zona është nën kontrollin e rebelëve që janë në luftë me forcat besnike të Bashar al-Assad, duke komplikuar përpjekjet për të marrë ndihmë për njerëzit. Mijëra sirianë që kishin kërkuar strehim në Turqi nga lufta janë kthyer në shtëpitë e tyre në zonën e luftës -të paktën tani për tani. Turqia ka premtuar se do të hetojë për të gjetur ata që dyshohet se janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave dhe ka urdhëruar arrestimin e të paktën 100 të dyshuarve, përfshirë kontraktorët e ndërtimeve.

termet ne turqi

Sondazh

Poll