Bota

I dënuari me vdekje që nuk ka vrarë kurrë njeri i lutet Kim Kardashian ta shpëtojë

Jeffery Lee Wood e ka planifikuar tashmë dy herë ekzekutimin e tij, por ka shpresë se një ditë mund të largohet nga burgu i Teksasit.

18 Shkurt 2023, 18:12 Nga k.m.
I dënuari me vdekje që nuk ka vrarë kurrë njeri i lutet Kim
Jeffery Lee Wood

SHBA- Një i dënuar me vdekje i ka kërkuar Kim Kardashian që ta ndihmojë atë të shmangë ekzekutimin. Jeffery Lee Wood i ka kaluar 24 vitet e fundit duke e ditur se e priste dënim me vdekje pasi u dënua në vitin 1998, pavarësisht se pretendon nuk vrau askënd.

Wood e ka planifikuar tashmë dy herë ekzekutimin e tij, por ka shpresë se një ditë mund të largohet nga burgu i Teksasit. Por Jeff vijon të thotë se ai nuk duhet të ishte dënuar kurrë me vdekje dhe tani kërkon për ndihmë “influencuesen e rrjetit” Kim Kardashian, e cila ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar të gjithë 'viktimat' e sistemit të drejtësisë amerikane. 

“E di se ajo është përpjekur të ndihmojë të tjerë të dënuar me vdekje, por nuk po arrij të kontaktoj me të”.

I dënuari pranon se vetëm është përfshirë në diskutimet për grabitjen e një supermarketi në Texas. Bashkë me shokun e tij Danny Reneau dhe një djalë tjetër, Bill Bunker, Jeff kishin diskutuar për grabitjen dhe ndarjen e fitimeve.

Por para se kjo të ndodhte Keeran e Jeff u tërhoqën. Por në janar 2, 1996, Reneau hyri në supermarket për të kryer grabitjen vetëm me mendjen e tij, dhe kjo solli konfliktin gjatë të cilit Reneau qëlloi me armë Keeran në fytyrë.

Jeff ishte duke pritur jashtë në makinë dhe kur hyri brenda u urdhërua nga Reneau që kishte pistoletën në dorë, për të mbledhur paratë e arkës, rreth $11,350 (20 000 dollarë në vlerën e sotme)./Mirror 

jeffery lee wood kim kardashian

Sondazh

Poll