Bota

Rreth 6.500 foshnja lindën në Turqi pas dy tërmeteve

Fahrettin Koca tha se shërbimet e nevojshme shëndetësore u ofrohen foshnjave dhe nënave të tyre pa ndërprerje, por jo vetëm atyre por edhe të lënduarve të tjerë.

18 Shkurt 2023, 18:42 Nga k.m.
Rreth 6.500 foshnja lindën në Turqi pas dy tërmeteve
Fahrettin Koca

ANKARA- Gati 6.500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore pas dy tërmete që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji. Lajmin e ka dhënë ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

"Gjithsej 6.447 foshnja kanë lindur në rajonin e prekur nga tërmetet që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është shpresë,"- tha Koca në Qendrën Koordinuese të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turkiye-s (AFAD) në Hatay.

Koca tha se shërbimet e nevojshme shëndetësore u ofrohen foshnjave dhe nënave të tyre pa ndërprerje, por jo vetëm atyre por edhe të lënduarve të tjerë.

"Mbi 51.150 pacientë dhe të plagosur u transferuan nga zona e tërmetit në spitalet e qyteteve të tjera,"- tha Koca.

Po ashtu, ai tha se në zonën e fatkeqësisë janë ngritur gjithsej 114 njësi emergjente dhe 25 spitale të lëvizshme. Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese është rritur në 40.642.

fahrettin koca termet ne turqi

Sondazh

Poll