Bota

E rëndë në Itali, nëna vret vajzën 14-vjeçare në tualetin e shtëpisë dhe hidhet nga dritarja e shtëpisë

Sipas mediave italiane, alarmi për ngjarjen u dhanë nga një kalimtar i rastit, i cili po kalonte pranë shtëpisë dhe pa trupin e gruas të shtrirë në tokë.

18 Shkurt 2023, 18:38 Nga k.m.
E rëndë në Itali, nëna vret vajzën 14-vjeçare

ITALI- Një grua 52-vjeçare, Monica Vinci, goditi me thikë vajzën e saj 13-vjeçare Chiara dhe më pas u hodh nga dritarja e banesës në Silì, një fshat i Oristanos. Ajo u transportua në spital me helikopter në gjendje shumë të rëndë. Sipas mediave italiane, alarmi për ngjarjen u dhanë nga një kalimtar i rastit, i cili po kalonte pranë shtëpisë dhe pa trupin e gruas të shtrirë në tokë.

Gruaja ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i parë i shtëpisë ku ndodhi tragjedia. Ndërsa ishte babai që e gjeti vajzën e tij të pajetë në banjën e shtëpisë. Burri, një oficer i policisë lokale në Oristano, ishte ndarë nga gruaja e tij. Ndërsa kjo e fundit, e papunë, jetonte vetëm me vajzën e saj. 

itali

Sondazh

Poll