Bota

'Familjarët i kishin humbur shpresat'/ Gazetarja tregon mrekullinë që ndodhi pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Topalli tregoi rastin e një 45-vjeçarje e cila kishte qëndruar me ditë të tëra nën rrënoja dhe familjarët e saj nuk kishin shpresa se mund të ishte gjallë, por fatmirësisht, ajo u nxorr me shenja jete.

18 Shkurt 2023, 17:02 Nga a.l
'Familjarët i kishin humbur shpresat'/ Gazetarja tregon
Gazetarja shqiptare në Turqi

TURQI- Një 45- vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm në 6 shkurt në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur korrespodentja Aida Topalli, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania u shpreh se janë nxjerrë shumë persona të pajetë nga rrënojat, por nënvizoi se kanë ndodhur edhe mrekulli. Topalli tregoi rastin e një 45-vjeçarje e cila kishte qëndruar me ditë të tëra nën rrënoja dhe familjarët e saj nuk kishin shpresa se mund të ishte gjallë, por fatmirësisht, ajo u nxorr me shenja jete.

Më duhet të them që ka pasur edhe momente kur familjarët ishin përgatitur për të nxjerrë trupin e pajetë të një 45-vjeçareje nga rrënojat. Jo vetëm familjarët, por edhe nga ekipet e kërkim shpëtimit, por ajo doli e gjallë. Po, pas shumë orësh. Kemi pasur edhe dy ditë më parë, persona të nxjerrë nga rrënojat. Pra, ka pasur mrekulli në këtë mes, për fat të mirë. Shpresojmë shumë që të kemi edhe sadopak lajme të mira që vijnë poshtë rrënojave”, theksoi ajo.

Numri i viktimave ka kaluar 45 mijë. Mediat turke raportojnë se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 39,672. Qeveria siriane dhe OKB kanë njoftuar se më shumë se 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri. Ekipet e shpëtimit në Hatay të Turqisë shpëtuan të gjallë një 45-vjeçar pasi ai kaloi 278 orë nën rrënoja. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll