Bota

'Fëmijët që urrejnë Rusinë të digjen të gjallë'/ Prezantuesi televiziv rus dënohet me 5 vite burg nga ukraina

Ish-drejtori i 'Russia Today' bëri thirrje që fëmijët ukrainas që e urrejnë Rusinë të mbyten dhe digjen në tetor 2022.

17 Shkurt 2023, 22:21 Nga a.l
'Fëmijët që urrejnë Rusinë të digjen të
Prezantuesi rus

UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë dënuar në mungesë propagandistin rus Anton Krasovsky për mbështetjen e pushtimit rus dhe thirrjen për gjenocid të ukrainasve. 

Krasovsky u dënua me dënim maksimal prej 5 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.  Ish-drejtori i 'Russia Today' bëri thirrje që fëmijët ukrainas që e urrejnë Rusinë të mbyten dhe digjen në tetor 2022. Ai gjithashtu shtoi se Ukraina nuk duhet të ekzistojë fare, shkruajnë mediat e huaja. 

Shërbimi i Sigurimit raporton se është në dijeni të vendndodhjes së Krasovsky dhe synon ta sjellë atë para drejtësisë. Hetimi i tyre u krye nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

anton krasovsky

Sondazh

Poll