Bota

Konferenca vjetore e Mynih/ Stoltenberg: Pa NATO-n nuk ka siguri në Evropë

Për faktin se lufta mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve, Stoltenberg kujtoi se negociatat ndikohen nga ajo që ndodh në fushën e betejës dhe se për këtë arsye duhej mbështetje për Kievin në mënyrë që të mundet të shkojë në bisedimet e paqes nga pozicioni i forcës. 

17 Shkurt 2023, 22:05 Nga a.l
Konferenca vjetore e Mynih/ Stoltenberg: Pa NATO-n nuk ka siguri në
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se nuk ka siguri në Evropë pa NATO-n dhe e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë është fakti që Europa dhe SHBA janë bashkë në NATO, shkruajnë mediat e huaja. 

NATO do të qëndrojë pranë ukrainasve për aq kohë sa duhet, ne nuk do ta lejojmë Putinin të fitojë konfliktin. Nëse Putini do të fitonte në Ukrainë kjo do të ndikonte në llogaritë që bëjnë në Pekin”, përsëriti Stoltenberg duke theksuar se siguria është një çështje globale dhe çfarë ndodh në Evropë ka implikime në Azi dhe anasjelltas. 

Për faktin se lufta mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve, Stoltenberg kujtoi se negociatat ndikohen nga ajo që ndodh në fushën e betejës dhe se për këtë arsye duhej mbështetje për Kievin në mënyrë që të mundet të shkojë në bisedimet e paqes nga pozicioni i forcës. 

jens stoltenberg

Sondazh

Poll