Bota

Më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner janë vrarë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 90% e ushtarëve të Grupit Wagner të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.

17 Shkurt 2023, 21:40 Nga a.l
Më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner janë
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Më shumë se 30,000 ushtarë të grupit Wagner janë vrarë në Ukrainë deri më tani. Kompania mercenare ruse ka qenë e përfshirë shumë në ofensivën ruse rreth Bakhmut dhe Soledar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Ushtarët përbëhen kryesisht nga kriminelë që janë lejuar të dalin nga burgu për të luftuar në Ukrainë, shkruan SkyNews.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 90% e ushtarëve të Grupit Wagner të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.  Më herët sot, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Wagner ka vendosur një numër të madh të dënuarish në Ukrainë.

grupi wagner

Sondazh

Poll