Bota

Rezistoi 278 orë nën rrënoja, 45- vjeçari nxirret i gjallë nga ndërtesa e shkatërruar në Turqi pas 11 ditësh

Hakan Yasinoglu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne. Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

17 Shkurt 2023, 21:57 Nga a.l
Rezistoi 278 orë nën rrënoja, 45- vjeçari nxirret i
Tërmeti në Turqi

TURQI- Një 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë pas më shumë se 278 orë nga tërmetet që goditën provincat jugore të vendit. Mediat turke raportojnë se, Hakan Yasinoglu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne. Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt në pjesën jugore të Türkiye-s prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca. Deri më tani në Turqi, mbi 38,000 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra janë plagosur dhe më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

termet ne turqi hakan yasinoglu

Sondazh

Poll