Bota

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Wagner ka humbur 30,000 burra, 90% ishin ish të dënuar

Kompania mercenare rekrutonte të burgosur me premtimin e lirimit e tyre.

17 Shkurt 2023, 21:59 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ SHBA: Wagner ka humbur 30,000 burra, 90% ishin ish
Wanger

SHBA- Më shumë se 30,000 burra janë humbjet e kompanisë mercenare ruse Wagner në Ukrainë. Kjo sipas Shtëpisë së Bardhë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se 90% e ushtarëve të Wagner, që mbetën të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin ish të dënuar. Të dhënat më të fundit i dha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Kompania mercenare ka rekrutuar të dënuar në të gjithë Rusinë që nga vera, duke premtuar, ndër të tjera, edhe shlyerjen e  dënimit. Taktika duket se nuk po funksionon mirë, duke qenë se shumica e rekrutëve kishin pak trajnime ushtarake.

Ndërkohë, BBC ka arritur të identifikojë emrat e 14709 ushtarakëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë. Gjatë 14 ditëve të fundit, numri i viktimave të konfirmuara ka qenë 5-fishi i shifrës së zakonshme javore. Kjo mund të jetë pasojë e sulmit të nisur nga Rusia në Donbas.

Humbjet e konfirmuara filluan të rriten ndjeshëm që nga mesi i dhjetorit. Gjatë gjithë vitit 2022, burimet ruse kanë raportuar vazhdimisht rreth 250-300 vdekje çdo javë. Në janar, këto shifra u dyfishuan.

wanger lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll