Bota

Në vend të të mbijetuarve/ Gjenden 2 milionë dollarë nën rrënojat e Turqisë, dorëzohen në polici

Në momentin që nisën të nxirrnin paratë, zjarrfikësit e filmuan gjithçkaje celular dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.

17 Shkurt 2023, 22:12 Nga a.l
Në vend të të mbijetuarve/ Gjenden 2 milionë dollarë
Gjenden para në rrënojat e tërmetit në Turqi

TURQI- Rreth 2 milionë dollarë janë gjetur nga zjarrëfikësit turk gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në Gaziantep, i cili u godit nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se shuma e parave është dorëzuar në polici. Ata u thanë forcave të rendit se duke gërmuar në vendin e shembur Ayse-Mehmet Polat gjetën para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.

Në momentin që nisën të nxirrnin paratë, zjarrfikësit e filmuan gjithçkaje celular dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë. Të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, ata i dorëzuan paratë tek një stacion policie. Shefi i Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, Cafer Yılmaz.

Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja. Më pas aty mbetën mallra të shumta. U gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Zjarrfikësit fillimisht shpëtuan jetët dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën. Ndodheshim në një pallat të shembur në qendër të qytetit. Prej aty i dërguam policisë 2 milionë dollarë. Kjo tregon disponimin e zjarrfikësve. Ka pasur shumë incidente të tilla. Ky është vetëm një. Të gjitha gjërat që shohim ne i dorëzojmë në polici. Është ditë solidariteti dhe uniteti” – tha ai.

Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.

termet ne turqi

Sondazh

Poll