Art&Argëtim

Leonardo DiCaprio është i dëshpëruar, e shqetëson reputacioni që ka krijuar me vajzat e reja

Një burim i afërt me aktorin 48-vjeçar tregoi për ndjesitë e tij me gjykimet me të cilin përballet sa herë që fotografohet me një grua më të re.

17 Shkurt 2023, 21:16 Nga k.m.
Leonardo DiCaprio është i dëshpëruar, e shqetëson
Leonardo DiCaprio

SHBA- Aktori i njohur Leonardo DiCaprio nuk është 'i kënaqur' me batutat dhe spekulimet e vazhdueshme mbi jetën e tij të dashurisë. Madje sipas Dailymail, është i mërzitur me imazhin që i është krijuar për lidhjet e tij me vajza nën moshën 25 vjeç.

Një burim i afërt me aktorin 48-vjeçar tregoi për ndjesitë e tij me gjykimet me të cilin përballet sa herë që fotografohet me një grua më të re.

“Leo është shumë beqar tani dhe ai nuk është i prirur për zhurmën që sugjeron se ai po kërkon këto gra shumë të reja. Ai dëshiron ta heqë një herë e mirë këtë imazh që ka krijuar dhe është shumë i shqetësuar që kjo vazhdon ta ndjekë,"- zbuloi një burimi i brendshëm për DailyMail.com.

Leonardo DiCaprio është i dëshpëruar, e shqetëson

2 vjet pas "Titanic", aktori - i cili ishte 24 vjeç në atë kohë - filloi të takohej me supermodelen e atëhershme 18-vjeçare Gisele Bundchen, ish-bashkëshortja e ardhshme e legjendës së NFL, Tom Brady. Të qenit vetë në klubin nën-25 vjeçarëve, në atë kohë, nuk ishte vërtet një problem.

Në vitin 2005, DiCaprio nisi në një tjetër romancë pesëvjeçare me supermodelen Bar Refaeli, e cila ishte 20 vjeç kur filluan të takoheshin. Çdo detaj i marrëdhënies së tyre të gjatë u mbulua gjerësisht dhe shumë besuan, në atë kohë, se DiCaprio kishte takuar shpirtin e tij binjak. Megjithatë, kur Refaeli mbushi 25 vjeç në vitin 2010, të dy u ndanë - duke krijuar kështu një model të dukshëm takimesh që do të ndiqte Leon për 13 vitet e ardhshme.

leonardo dicaprio

Sondazh

Poll