Art&Argëtim

Zuckerberg zbulon veçorinë e re të Instagramit, çfarë janë "Channels"

Një risi e ngjashme ka qenë prej vitesh një nga tiparet e markës tregtare të aplikacionit të mesazheve, Telegram. Aplikacioni i mesazheve Telegram zbuloi kanalet publike në shtator 2015, me funksionin që është bërë gjithnjë e më popullor që atëherë.

17 Shkurt 2023, 18:35 Nga k.m.
Zuckerberg zbulon veçorinë e re të Instagramit,
Foto ilustruese

SHBA- Instagrami i kompanisë Meta ka prezantuar një veçori të re 'kanalesh', e cila lejon krijuesit të ndajnë përditësimet e përmbajtjes me të gjithë ndjekësit e tyre. CEO i Metas, Mark Zuckerberg deklaroi se do të përdorë kanalin e tij për të ndarë lajme dhe përditësime mbi teknologjinë, e gjithashtu zbuloi se funksioni i 'channels' do të prezantohet në Messenger dhe Facebook në muajt e ardhshëm.

Një risi e ngjashme ka qenë prej vitesh një nga tiparet e markës tregtare të aplikacionit të mesazheve, Telegram. Aplikacioni i mesazheve Telegram zbuloi kanalet publike në shtator 2015, me funksionin që është bërë gjithnjë e më popullor që atëherë.

Zuckerberg zbulon veçorinë e re të Instagramit,
Kanalet brenda Instagram

Funksioni i ri u jep krijuesve një mënyrë të re për të përditësuar ndjekësit e tyre brenda aplikacionit. Në të kaluarën, krijuesit zakonisht kanë postuar 'Story' për të ndarë lajmet dhe përditësimet me ndjekësit e tyre, por tani ata kanë mundësinë të përdorin një mënyrë më të drejtpërdrejtë për t'u angazhuar me fansat e tyre. Funksioni gjithashtu i lejon krijuesit të marrin komente për disa gjëra dhe të promovojë përmbajtjen.

Zuckerberg zbulon veçorinë e re të Instagramit,
Kanalet brenda Instagram

Të gjithë përdoruesit në rrjetin social mund të futen në kanalet e transmetimit dhe të shikojnë përmbajtjen, por vetëm ndjekësit që i bashkohen kanalit do të marrin njoftime kur krijuesi të postojë përditësime. Ndjekësit mund të largohen ose të çaktivizojnë kanalet e transmetimit në çdo kohë dhe gjithashtu mund të kontrollojnë njoftimet e tyre nga krijuesit.

instagram

Sondazh

Poll