Art&Argëtim

Drejt divorcit? Chiara Ferragni dhe Fedez në krizë, 'Shën Valentinin' e kaluan me një avokat

Xhirimet e serialit të tyre janë pezulluar.

17 Shkurt 2023, 19:40 Nga A.B
Drejt divorcit? Chiara Ferragni dhe Fedez në krizë, 'Shën
Fedez dhe Chiara Ferragni debatojnë

ITALI- Ferragnez-ët janë në krizë dhe kjo është diçka që po përflitet prej kohësh. Tani ka disa të dhëna se Fedez dhe Chiara Ferragni kanë mosmarrëveshje dhe janë afër divorcit.

Gjithçka nis më 14 shkurt, kur çifti është fotografuar teksa hyjnë në derën e një pallati në një rrugë në Milano. Pse ishin atje në ditën e Shën Valentinit? Në media u tha se në atë pallat kishte një zyrë avokatie.

Gazetari Guia Soncini shkroi se “të dy i kërkuan Prime-it një javë të paplanifikuar pushimi nga xhirimet. Sezoni i dytë i serialit The Ferragnez nuk mund të mos përmbajë krizën për të cilën po flasin të gjithë”. 

Pas eksperiencës dhe zënkat e Sanremos Fedez dhe Ferragni nuk do të donin të punonin së bashku dhe as të filmoheshin në këtë periudhë. Platforma e transmetimit do të ishte detyruar të lëvizte publikimin e serialit, i planifikuar në maj por tani do të ndodhë në shtator.

Për momentin, i vetmi aktiv në rrjetet sociale është Fedez mirëpo ende nuk ka komentuar asnjë nga thashethemet e përfolura.

chiara ferragni fedez

Sondazh

Poll