Art&Argëtim

Keanu Reeves zbuloi klauzolën e pazakontë në kontratat e tij

Teksa përdorimi i teknologjisë AI (Inteligjencës Artificiale) po bëhet më i përhapur në realizimin e filmave, aktori i njohur ka thënë 'jo'.

17 Shkurt 2023, 15:21 Nga k.m.
Keanu Reeves zbuloi klauzolën e pazakontë në kontratat e tij
Keanu Reeves

SHBA- Keanu Reeves ka kundërshtime ndaj teknologjisë CGI (imazhe të krijuara nga kompjuteri), aq sa vite më parë, ai shtoi një klauzolë në kontratat e tij duke thënë se paraqitjet e tij në film nuk mund të ndryshohen pa pëlqimin e tij. Teksa përdorimi i teknologjisë AI (Inteligjencës Artificiale) po bëhet më i përhapur në realizimin e filmave, aktori i njohur ka thënë 'jo'.

Ylli i serisë së filmave John ëick tha për ëired në një intervistë se: Në fillim të viteve 2000, ose ndoshta ishin vitet '90, ata ndryshuan interpretimin tim. Por aktori nuk e përmendi filmin.

"Ata më vendosën një lot në fytyrë dhe unë u thashë 'ishte sikur nuk kisha nevojë të isha atje,"-shpjegoi Reeves.

Në vitin 2021, u tha se Bruce ëillis ishte shfaqur në një reklamë ruse telekomunikacioni duke përdorur teknologjinë. Deepfakes janë media sintetike në të cilat fytyra ose trupi i një personi zëvendësohet me binjakun dixhital.

keanu reeves

Sondazh

Poll