Art&Argëtim

“Rrno për me tregue”/ Mesazhi i Rita Orës në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit për këto vite krenarie

Me anë të një videomesazhi, Rita ka falenderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë karrierës së saj.

17 Shkurt 2023, 13:51 Nga I.A
“Rrno për me tregue”/ Mesazhi i Rita Orës në
Rota Ora

ANGLI- Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka uruar pavarësinë e Kosovës ditën e sotme. Me anë të një videomesazhi, Rita ka falenderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë karrierës së saj. Videomesazhi i Ritës është nisur me një pjesë të këngës “Shine your light”, këngë e cila i kushtohet Kosovës.

“Rrno për me tregue”/ Mesazhi i Rita Orës në
Postimi

 “Urime Pavarësinë Kosovë. Faleminderit për këto vite krenarie," thotë Rita Ora.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? (@ladyritaora)

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

rita ora 15 vjetori i pavaresise se kosoves

Sondazh

Poll