Art&Argëtim

E konfirmon familja! Bruce Willis ka demencë

Në pranverën e vitit 2022, ai u diagnostikua me afazi - e cila shkakton vështirësi në të folur - por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë një diagnozë më specifike.

16 Shkurt 2023, 20:59 Nga k.m.
E konfirmon familja! Bruce Willis ka demencë
Bruce Willis

SHBA- Aktori Bruce Willis ka demencë frontotemporale. Lajmin e ka dhënë familja e tij në rrjetet sociale. Në një deklaratë në Instagram, familja e tij tha se tani ishin të lehtësuar që më në fund të kishte një diagnozë të qartë lidhur me sëmundjen e aktorit. Në pranverën e vitit 2022, ai u diagnostikua me afazi - e cila shkakton vështirësi në të folur - por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë një diagnozë më specifike.

Gjendja në fjalë prek lobet e trurit, të vendosura menjëherë pas ballit. Ato janë përgjegjëse për sjelljen, emocionet, zgjidhjen e problemeve dhe planifikimin. Kjo sëmundje prek, siç raportohet nga një artikull i DailyMail, të folurit dhe komunikimin e tij me ata që e rrethojnë. Personi që vuan nga kjo sëmundje shfaq ndryshime në personalitetin e tij, sjellje obsesive, por edhe vështirësi në të folur.

Thashethemet se aktori po përballej me probleme shëndetësore kanë qarkulluar që nga viti 2011, por nuk u konfirmuan nga familja e tij. Në të njëjtin artikull thuhej se Bruce Willis nuk i mbante mend rolet e tij, e se kishte harruar njerëzit dhe situatat.

bruce willis

Sondazh

Poll