Aktualitet

Shpërndante kokainë para spitalit në Itali, arrestohet shqiptari, policia i zbulon para poshtë dyshekut

Në kontrollin e bërë në shtëpinë e shqiptarit, Policia gjeti doza të tjera kokaine të cilat ishin bërë gati për shitje

17 Shkurt 2023, 20:14 Nga A.B
Shpërndante kokainë para spitalit në Itali, arrestohet shqiptari,
Policia

ITALI- Arrestohet shqiptari në Perugia. 27-vjeçari akuzohet për trafik droge. Policia e ndaloi shqiptarin në parkingun e ish-spitalit të Silvestrinit, duke i gjetur kokainë, raportojnë mediat italiane.

Në kontrollin e bërë në shtëpinë e shqiptarit, Policia gjeti doza të tjera kokaine të cilat ishin bërë gati për shitje, një 'gur' i së njëjtës drogë, dy peshore precize, një mikser kuzhine që përdoret për të copëtuar drogën dhe për ta kombinuar me materialin prerës dhe rreth 9200 euro, kryesisht në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, prerje që përdoret përgjithësisht për pagesën e dozave. Paratë u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe gjithashtu brenda një dyshek, të ndarë mirë në kapakë, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë.

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll