Bota

Sulm me armë zjarri në zyrën e shefit të policisë në Pakistan, vriten 2 persona, plagosen 7 të tjerë

Pakistani ka dëshmuar një rritje të sulmeve nga grupet e armatosura që nga nëntori, kur talebanët pakistanezë përfunduan në mënyrë të njëanshme një armëpushim mujor me qeverinë.

17 Shkurt 2023, 18:55 Nga a.l
Sulm me armë zjarri në zyrën e shefit të policisë
Pakistan

PAKISTAN- Një sulm me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin jugor pakistanez të Karaçit. Mediat e huaja raportojnë se disa burra të armatosur kanë sulmuar zyrën e shefit të policisë në këtë zonë. Ministri i Brendshëm Rana Sanaullah Khan tha se pesë ose gjashtë persona të armatosur ishin të përfshirë në sulm dhe hodhën granata dore ndërsa ata u përpoqën të futeshin me forcë në selinë e policisë. Policia njoftoi se të paktën dy nga sulmuesit u vranë.

Kemi marrë tre të lënduar. Një vullnetar shpëtimi, një oficer policie dhe një oficer paramilitar Rangers. Të gjithë kanë marrë lëndime nga plumbat, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike”, tha policia.

Pakistani ka dëshmuar një rritje të sulmeve nga grupet e armatosura që nga nëntori, kur talebanët pakistanezë përfunduan në mënyrë të njëanshme një armëpushim mujor me qeverinë.

sulm me arme ne pakistan

Sondazh

Poll