Bota

Spanja po konsideron lëvizjen e radhës për të frenuar rritjen e çmimeve të ushqimeve

Ione Belarra i kërkoi Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll në pushtet (PSOE) të subvencionojë shportën bazë të konsumit me 14%.

17 Shkurt 2023, 18:30 Nga k.m.
Spanja po konsideron lëvizjen e radhës për të frenuar
Foto ilustruese

SPANJË- Ministrja spanjolle e çështjeve sociale, Ione Belarra, i ka bërë thirrje qeverisë të ulë çmimet e produkteve bazë duke vendosur zbritje, pasi kostot e ushqimeve vazhdojnë të rriten prej inflacionit. Një ulje në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH, e njohur në Spanjë si IVA) ka rezultuar si e pamjaftueshme pasi çmimet për gjërat thelbësore janë ende "më të lartat".

Ajo i kërkoi Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll në pushtet (PSOE) të subvencionojë shportën bazë të konsumit me 14%.

Ministrja propozoi gjithashtu uljen e çmimeve në nivelet e para konfliktit në Ukrainë, duke shtuar se "familjet spanjolle nuk mund të presin më". Ajo argumentoi se subvencioni i propozuar do të ndihmonte në zbutjen e ndikimit tek konsumatorët të inflacionit në rritje dhe madje sugjeroi një ndërhyrje në çmim.

Inflacioni i ushqimeve në Spanjë ka mbetur mbi 15% pavarësisht një shkurtimi të IVA në disa produkte bazë. Në janar, inflacioni u zbut nga 15.7% që ishte regjistruar në dhjetor, por sërish mbetet 15%. Familjet me para në Spanjë janë goditur nga rritja e kostove të shumicës së mishit, peshkut, kosit, gjalpit, drithërave, kafesë, çajit dhe ushqimit për fëmijë, pasi këto artikuj nuk u klasifikuan si bazë dhe nuk përfituan nga ulja e taksave./RT

ione belarra spanje

Sondazh

Poll