Bota

Mbijetoi 11 ditë nën rrënoja, një burrë shpëton mrekullisht nga tërmeti në Turqi

Ndërsa disa ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë larguar nga zona e madhe e tërmetit në Turqi dhe Siri, të mbijetuarit po dalin ende nga shtëpitë e tyre të rrafshuara, duke sfiduar shanset.

17 Shkurt 2023, 18:46 Nga a.l
Mbijetoi 11 ditë nën rrënoja, një burrë shpëton
PAMJE nga tërmeti

TURQI- Një burrë është shpëtuar nga një ndërtesë e shembur në provincën jugore turke të Hatay, 11 ditë pas dy tërmeteve masive që goditën. Mediat e huaja raportojnë se, ndërsa disa ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë larguar nga zona e madhe e tërmetit në Turqi dhe Siri, të mbijetuarit po dalin ende nga shtëpitë e tyre të rrafshuara, duke sfiduar shanset.

Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, janë mbi 41 mijë. Në Turqi, të vdekurit e konfirmuar janë 38,044, ndërsa në Siri 3,688. Mbrëmjen e së enjtes një pasgoditje e fortë me magnitudë 5.2 goditi zonën mes Turqisë dhe Sirisë. Epiqendra ishte në Iskenderun, në jug të Turqisë. Në Aleppo, në veri të Sirisë, një tjetër ndërtesë u shemb, duke lënë më shumë viktima nën rrënoja. Rreth 4,734 pasgoditje janë regjistruar në vend në njëmbëdhjetë ditët e fundit, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

termet ne turqi

Sondazh

Poll