Bota

'Nuk ka negociata me Rusinë'/ Medvedev i përgjigjet me tone urdhëruese Zelenskyy-t: Do të nënshkruani atë që u kërkohet!

Deklarata erdhi pasi presidenti ukrainas përsëriti se Kievi nuk do të angazhohej në dialog me homologun e tij rus Vladimir Putin.

17 Shkurt 2023, 18:41 Nga a.l
'Nuk ka negociata me Rusinë'/ Medvedev i përgjigjet me tone
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev theksoi të premten se nuk do të ketë nevojë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të negociojë me Rusinë, përkundrazi sipas tij lideri ukrainas do të duhet të nënshkruajë atë që ata i thonë.

Siç raportojnë mediat e huaja, Medvedev nënvizoi se vlera e "dokumenteve" të tilla të nënshkruara nga përfaqësuesit ukrainas është e ulët. 

"Ne kemi parë tashmë se çfarë ndodhi me marrëveshjen e Minskut. Çdo klloun i ri në Kiev zakonisht anulon trashëgiminë e paraardhësit të tij dhe rifillon shfaqjen e tij," shtoi ish-presidenti rus.

Deklarata erdhi pasi presidenti ukrainas përsëriti se Kievi nuk do të angazhohej në dialog me homologun e tij rus Vladimir Putin.

dmitry medvedev

Sondazh

Poll