Aktualitet

'Puna ka avancuar'/ Balluku inspekton aksin Korçë-Ersekë: Deri në qershor ka përfunduar

Ajo tha se ecuria e punës në këtë kantier ka avancuar, ndërsa theksoi se punimet pritet të përfundojnë në qershor të këtij viti. 

17 Shkurt 2023, 14:42 Nga a.l
'Puna ka avancuar'/ Balluku inspekton aksin
Aksi Korce-Erseke

KORÇË- Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot kantierin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Gjatë inspektimit, ministrja Balluku shoqërohej nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai. Ajo tha se ecuria e punës në këtë kantier ka avancuar, ndërsa theksoi se punimet pritet të përfundojnë në qershor të këtij viti. 

"Jemi shumë të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe mendohet ta dorëzojmë në qershor të 2023. Me infrastrukturën e duhur do të ketë një fluks qytetarësh që do të vijnë nga të gjitha qytetet për të vizituar Ersekën. Pjesa e parë e lotit të dytë ka përfunduar në 99%. Ndërsa tek ky lot është realizuar 77% ecuria e projektit. Është një kantier i konsoliduar”, shtoi Balluku.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. 

aksi korce-erseke

Sondazh

Poll