Bota

Dhunuan për vdekje të riun me ngjyrë, 5 ish-oficerët e policisë nuk pranojnë akuzat për vrasjen

Seanca e radhës e tyre është caktuar në 1 maj.

17 Shkurt 2023, 16:31 Nga a.l
Dhunuan për vdekje të riun me ngjyrë, 5 ish-oficerët e
Vrasja e Tyre Nichols

SHBA- Pesë ish oficerët e policisë në Memphis, Tennessee, të akuzuar për dhunën dhe vrasjen makabër të të riut me ngjyrë Tire Nichols, u deklaruan të pafajshëm.

Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr., Emmitt Martin III dhe Justin Smith dolën para gjykatës me avokatët e tyre. Oficerët u deklaruan të pafajshëm për akuzat për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë, rrëmbim të rëndë, sjellje të pahijshm. Seanca e radhës e tyre është caktuar në 1 maj.

Oficerët u pushuan nga puna pas një hetimi të brendshëm të policisë për arrestimin më 7 janar të Nichols, i cili vdiq në spital tre ditë më vonë. Pamjet e publikuara të arrestimit treguan se oficerët rrahën për vdekje 29-vjeçarin Nichols.

tyre nichols

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:26 a.l

Bie çmimi i gazit në Evropë

Gazi natyror RUSI- Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të par&eu...