Bota

HORROR NË BULLGARI: Gjenden 18 emigrantë të vdekur në kamion, 14 të tjerë në gjendje kritike për jetën

Emigrantët ishin fshehur në një vend të veçantë fshehjeje nën ngarkesë e se ata kaluan një kohë të gjatë pa ushqim dhe ujë.

17 Shkurt 2023, 16:21 Nga A.B
HORROR NË BULLGARI: Gjenden 18 emigrantë të vdekur në
Ambulance

BULLGARI- Trupat e 18 emigrantëve u gjetën në një kamion pranë fshatit Lokorsko afër Sofjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme bullgare. 14 persona të tjerë u transferuan në spitalet e Sofjes në gjendje të rëndë, ndërsa të paktën dhjetë emigrantëve iu dha ndihmë në vendin ku u gjetën.

Në kamionin që transportonte lëndë drusore ndodheshin gjithsej 40 persona. Mediat bullgare raportojnë se emigrantët ishin fshehur në një vend të veçantë fshehjeje nën ngarkesë e se ata kaluan një kohë të gjatë pa ushqim dhe ujë.

Sipas mediave bullgare, drejtuesit e mjeteve janë larguar dhe janë në kërkim. Hetimet vijojnë dhe në vendngjarje ndodhen mjete të shumta policie dhe ambulanca.

Burimi: Kurir.rs

bullgari emigrante te vdekur ne bullgari

Sondazh

Poll