Bota

Ushtarët ukrainas apel nga luftimet në Bakhmut: Na jepni sa më shumë armë dhe ne do të shkatërrojmë rusët

Forcat e Moskës kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit kyç, i cili ka qenë në qendër të pushtimit rus prej muajsh.

17 Shkurt 2023, 16:01 Nga a.l
Ushtarët ukrainas apel nga luftimet në Bakhmut: Na jepni sa më
Ushtarët ukrainas

UKRAINË- Ushtarët ukrainas që luftojnë kundër agresionit rus në qytetin e vogël lindor të Bakhmut, bënë thirrje për më shumë armë nga liderët e lartë perëndimorë të cilët sot u takuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton Reuters. 

Na jepni më shumë pajisje ushtarake, më shumë armë dhe ne do të shkatërrojmë pushtuesit rusë”, tha Dmytro.

Forcat e Moskës kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit kyç, i cili ka qenë në qendër të pushtimit rus prej muajsh. Ushtarët ukrainas i treguan një gazetari përfitimet e automjeteve të blinduara Bushmaster të ofruara nga Australia, për të cilat ata thanë se mbronin ushtarët nga plumbat, mundësojnë evakuimin e të plagosurve.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll