Politike

Protesta dhe seanca për vulën në një ditë, Berisha: Koinçidencë! Kam atakuar vetëm një gjykatës që bëri një veprim kriminal

Fokusin, Berisha tha se e ka vetëm tek kryeministri Edi Rama. 

17 Shkurt 2023, 12:48 Nga F.M
Protesta dhe seanca për vulën në një ditë, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se është një ratsësi që protesta Kombëtare e Opoitës do të mbahet më 3 mars, dita kur dhe Apeli do të japë vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se e gjitha ka qenë një koincidencë dhe se ai nuk do të protestojë kundër gjykatës. Fokusin, Berisha tha se e ka vetëm tek kryeministri Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Jo, s’kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës që ka qenë Blerina Muçi. Beri një veprim kriminal të paimagjinueshëm shpalli palë një palë që nuk ishte palë që nuk mund të bëjë kurrë një gjykatës. Ajo e bëri e kapi peng Erion Veliaj. Protesta s’ka lidhje me vendimin e gjykatës. Protesta e madhe  e 3 marsit do të bëhet kundër Edi Ramës. Unë e di se ra si koincidencë, por s’ka lidhje. 

sali berisha

Sondazh

Poll