Politike

Berisha thirrje mediave: Bojkotojeni Ramën ose do përballeni me protesta të flakta! Do marrim masa, s'e lejojmë të futet në asnjë studio

Intervistat e tij, Berisha i paralelizoi me ato të një krimineli që nuk del para drejtësisë, por shkon në studio televizive. 

17 Shkurt 2023, 12:26 Nga F.M
Berisha thirrje mediave: Bojkotojeni Ramën ose do përballeni me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave që të bojkotojnë pasqyrimin e kryeministrit Edi Rama dhe të mos e ftojnë më në studiot televizive. Në konferencnë e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk mund të flasë para asnjë gazetari. Intervistat e tij, Berisha i paralelizoi me ato të një krimineli që nuk del para drejtësisë, por shkon në studio televizive. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio. Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Mos e bëni studion në refugjio. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio. Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë. Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta! Nuk merret ky, është njëlloj si të merret në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Thirrje medieve: asnjë hapësirë, bojkotojeni! Ky po bojkoton parlamentin, po bojkoton qeverinë. Unë e kam me sinqeritet këtë thirrje, ne do protestojmë gjithë kohën që ai do jetë në studio. Nga shkoi dje, nga ABC u fut, nga mbrapa. Do marrim masa dhe nuk do futet dot.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll