Politike

FOTOLAJM/ Rrugët e Tiranës dekorohen me 'sfurqe', punonjësit e Bashkisë Tiranë heqin palmat miliona euroshe

Palmat që i kushtuar milion euro buxhetit të shtetit nuk janë më 'të bukura' për syrin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

17 Shkurt 2023, 11:17 Nga F.M
FOTOLAJM/ Rrugët e Tiranës dekorohen me 'sfurqe',
Sfurqet dekorative

TIRANË- Plani për zgjerimin e trotuareve në Tiranë solli mbjelljen e disa luleve, drurëve, shkuyrreve e kryesisht palmave që i jepnin një pamje 'alla Miami', është përmbysur. Tashmë, palmat që i kushtuar milion euro buxhetit të shtetit nuk janë më 'të bukura' për syrin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndaj, ky i fundit, ka vendosur t'i zëvendësojë ajo me disa shufra hekuri që në pamje të parë të japin idenë e sfurqeve gjigatën.

Ky zëvendësim është bërë fillimisht në 'Rrugën e Kavajës', në aksin poshtë urës që lidh këtë rrugë me zonën e Astirit. Në foton që ju sjell Dosja.al, shihet dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë me palmat e shkulura në duar. 

Çfarë mesazhi japin këto 'sfurqe'? Sa u kanë kushtuar këto qytetarëve të Tiranës? 

Plani për zgjerimin e trotuarev dhe zbukurimin e tyre nisi prej vitit 2015. Kostoja e 120 “trungjeve” të palmave që u ngulën në autostradën Tiranë-Durrës me çmimin e palmës dhe mbjelljen, shkoi 628 mijë euro, ose 5 mijë euro një trung palme pa taksën 20% TVSH. Në total, i gjithë projekti raportohet të ketë shkuar 2.2 milionë euro.

sfurqet dekorative

Sondazh

Poll