Politike

"Ku janë video erotike"/ Berisha: Kurioziteti është i madh, McGonigal erdhi si një varrmihës i Opozitës

Videot dhe përmbajtjen e tyre, Berisha e konsideroi kolaterale. 

17 Shkurt 2023, 12:43 Nga F.M
"Ku janë video erotike"/ Berisha: Kurioziteti është i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me 'videot erotike' që ka deklaruar më herët se zotëron, të cilët përfshijnë dhe zyrtarë të qeverisë. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se qëllimi kryesor i ish-agentit të FBI-së në vendin tonë Charles McGonigal nuk ka qenë të të bërit seks, por sulmi ndaj Opozitës. Videot dhe përmbajtjen e tyre, Berisha e konsideroi kolaterale. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Lufta politike nuk është problem koriozitetesh, unë e kuptoj që ai ju tërheq shumë, po unë nuk kam të tërhiqem nga thelbi. Mcgonigal nuk ishte një turist seksi këtu, ishte një varrmihës, erdhi këtu me fuqinë që i besuan SHBA-të për të luftuar korrupsionin. Por në fakt erdhi këtu dhe sulmoi Opozitën. Ajo tjetra është aksesore, kolateral.

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll