Politike

VIDEO/ E shoqëruar nga zyrtari i DASH, Kim mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja takon kryetarë komisionesh

Të dy raportohet se do të zhvillojnë takime me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.

17 Shkurt 2023, 11:31 Nga F.M
VIDEO/ E shoqëruar nga zyrtari i DASH, Kim mbërrin në
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se ajo shoqërohet nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit.

Të dy raportohet se kanë zhvilluar takime me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.

Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli përjashtimin e tre deputetëve të tjerë demokratë, Edmond Spaho, Elda Hoti e Sorina Koti.

yuri kim kim ne kryesine e kuvendit

Sondazh

Poll