Politike

Berisha: Gazetat më të mëdha amerikane thonë se Rama është i zhytur deri në fyt me McGonigal

Kryedemokrati tha ndër të tjera se Rama po jeton ditët e fundit në pushtet. 

17 Shkurt 2023, 12:38 Nga F.M
Berisha: Gazetat më të mëdha amerikane thonë se Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se mediat amerikane vijojnë të shkruajnë për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se gazetat shkruajnë se Rama është i 'zhytur deri në fyt' me McGonigal. Kryedemokrati tha ndër të tjera se Rama po jeton ditët e fundit në pushtet. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

U tha medieve amerikane që janë kazan si Nju Jork Post, por tha se serioze janë Uashington Post dhe Nju Jork Tajms. Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post. Kjo gazetë thotë: McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën. Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar. Ka ky sy për të lexuar? E mashtron Fuga. Është i shpërqendruar. Po jeton ditët e fundit në pushtet. Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, Stars and Stripes. Sikundër, gazeta tjetër e madhe, Nju Jork Tajms, thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën.

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll