Politike

Edi Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen, rrugën se si shkohet atje unë e Albini e mendojmë ndryshe

Edi Rama se të dy u shprehën se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.

16 Shkurt 2023, 23:06 Nga k.m.
Edi Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen, rrugën se si shkohet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për marrëdhënien me homologun e Kosovës, Albin Kurti. Pas “porosisë” që homologu i tij Albin Kurti i la mbrëmjen e së Mërkurës në “Opinion” në Tv Klan, Edi Rama se të dy u shprehën se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.

Blendi Fevziu: A jeni dakord me këtë ide të Kurtit?

Edi Rama: Nuk dua të hyj në një çështje e cila është çështje e shpatullave të Kryeministrit dhe autoriteteve në Kosovë. Dihet botërisht që unë kam idetë e mia dhe qasjen time, qëllimi është i njëjtë, mendoj që Serbia duhet të njohë Kosovën, dhe të kërkojë falje dhe në fund të këtij procesi shqiptarët duhet të bashkohen.

Blendi Fevziu: Shqiptarët do të bashkohen?

Edi Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe. Por është Albini Kryeministri i Kosovës dhe i duhet të zgjedhë, unë i uroj të gjitha të mirat dhe suksese dhe realisht e realizoftë se ndoshta jam unë gabim.

edi rama

Sondazh

Poll