Politike

Skandali McGonigal, Rama: Nezën ma prezantoi si mikun e tij, Duçka nuk ishte i pranishëm

Kryeministri Rama po ashtu tha se shqiptaro-amerikanin që përmendet në dosjen hetimore të autoriteteve amerikane në hetimet ndaj McGonigal, e ka takuar edhe në raste të tjera kur ka qenë me ish-zyrtarin e FBI.

16 Shkurt 2023, 22:34 Nga k.m.
Skandali McGonigal, Rama: Nezën ma prezantoi si mikun e tij, Duçka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Agron Nezën e ka takuar për herë të parë të njëjtën ditë kur ka takuar ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. I ftuar në emisionin "Opinion", kryeministri Rama po ashtu tha se shqiptaro-amerikanin që përmendet në dosjen hetimore të autoriteteve amerikane në hetimet ndaj McGonigal, e ka takuar edhe në raste të tjera kur ka qenë me ish-zyrtarin e FBI. Rama tha se nuk ka biseduar asnjëherë vetëm për vetëm me Nezën, ndërkohë për Dorian Duçkën, Rama pohoi vetëm se ai nuk ka qenë prezent në takimin e parë me McGonigal.

Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?

Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.

Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.

Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.

Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.

E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?

Edi Rama: Ai personalisht

…Ju thoni se nuk e njihnit deri në atë moment Agron Nezën, nuk kishit asnjë njohje me të? Si jua prezantoi?

Edi Rama: Ky është miku dhe bashkëpunëtori im.

Miku dhe bashkëpunëtori. Ky ka qenë takimi juaj i vetëm me Nezën?

Edi Rama: Ka qenë prezentë edhe në raste të tjera kur kam qenë më McGonigal.

Është shumë e çuditshme, unë kam një video të marrë më 14 Shkurt 2022, në ceremoninë e hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe është e çuditshme, ju jeni duke mbajtur fjalim dhe Neza është i ulur aty midis zyrtarëve të Ambasadës dhe diplomatëve të OKB. Çfarë kërkon Agron Neza, një person privat në atë pritje?

Edi Rama: Kjo është një pritje ku ka pasur rreth 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin sjellë të tjerë me vete, kështu që të thuash tani çfarë kërkon ky atje është si të thuash çdo një shqiptaro-amerikan… kanë qenë gjithë ato njerëz, nga komuniteti shqiptaro amerikan, nga trupi diplomatik atje dhe kanë qenë edhe shqiptarë që vinin me shqiptarë, siç vijmë ne shqiptarët që çfarë problemi ka këtu, çfarë tregon kjo tashi?

Po ju pyes a e keni takuar edhe në evente të tjera?

Edi Rama: Të thashë që e kam takuar në ato raste. Çfarë ka këtu? A ia kam dhënë dorën tek kjo? Po as e mbaj mend fare por mund te dhe tia kem dhënë dorën, e çfarë ka?

A keni biseduar vetëm për vetëm me të ndonjëherë? Po Duçka ç’kërkonte në këtë takim të parë mes zyrtarit të FBI? Neza ishte shoqëruesi i tij, partner në biznes, po Duçka çfarë ishte?

Edi Rama: Nuk ka qenë në takimin e parë.

edi rama

Sondazh

Poll