Sport

Edhe Nanta ndal Juventusin, bardhezinjtë komplikojnë kalimin më tej!

Eshtë mbyllur në barazim 1-1 takimi i parë mes bardhezinjëve dhe skuadrës franceze edhe pse në pamje të parë u duk e lehtë për ekipin e Alegrit

16 Shkurt 2023, 22:59 Nga DOSJA

Edhe Nanta ndal Juventusin, bardhezinjtë komplikojnë kalimin më

ITALI – Edhe pse Juventusit i janë dashur vetëm 13′ minuta për të zhbllokuar sfidën dhe për të fituar avantazhin përballë francezëve të Nantes, gjërat nuk vijuan me këtë ritëm me kalimin e minutave edhe pse rastet ishin të shumta.

Pas një krosimi të bukur të Paredes drejt Federico Chiesas, ky i fundit pason me kokë drejt Vlahovic, i cili me portën e boshatisur nuk gabon dhe ndëshkon francezët.


E paimagjinueshmja, të paktën nga ajo që po jepnin skuadrat në fushën e lojës ndodhi, kur në minutën e ’60-të francezët kanë arritur të vendosin baraspeshën.

Pas një kundërsulmi rrufe, egjiptiani Mostafa Mohamed, pason te francezi Ludovic Blas, i cili me një goditje potente brenda zonës “shokon” portierin Szczesny.


Pavarësisht tentativave të minutave më pas deri në të 95-n bashkë me shtesën bardhezinjtë nuk ja dolën të mbyllnin me fitore këtë takim. Në minutën e fndit të shtesës madje bardhezinjtë pretenduan për një penallti nga prekje e topit me dorë të mborjtësit të Nantës por për gjyqtarin nuk ishte e tillë duke vërshëllyer tre herë për të çuar për ndeshjen e kthimit çështjen e kualifikimit.

Ndërkohë ndeshjet e tjera përfunduan me këto rezultate:

Edhe Nanta ndal Juventusin, bardhezinjtë komplikojnë kalimin më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll