Sport

Pedri pësoi një dëmtim, testet e nesërm do të përcaktojnë shkallën e shqetësimit

Mesfushori duhej të zëvendësohej në minutën e 41-të. Kontrollet e specializuara do të konstatojnë shkallën e dëmtimit

16 Shkurt 2023, 22:06 Nga DOSJA
Pedri pësoi një dëmtim, testet e nesërm do të

SPANJE - Rikthimi i Barcelonës në Europa League ka sjellë një lajm të keq: dëmtimin e Pedrit. Lojtari nga Ishujt Kanarie u dëmtua në pjesën e përparme të këmbës së djathtë në një aksion dhe u desh të zëvendësohej, në ndeshjen kundër Manchester United. Ai vetë ka kërkuar ndryshimin.

Pedri filloi kundër ‘Djajve të Kuq’ të Ten Hag, por u desh të largohej nga fusha e Camp Nou kur kishin mbetur thuajse pesë minuta para pushimit. Ai është dëmtuar në një aksion dhe i ka kërkuar Xavi Hernández ndryshimin. Në vend të tij ka hyrë Sergi Roberto. Ai po luante brenda majtas, në një mesfushë të përbërë edhe nga Kessie dhe Frenkie de Jong.

Ndërkombëtari nga Ishujt Kanarie është ekzaminuar nga shërbimet mjekësore që kanë konstatuar një dëmtim në rectus femoris të këmbës së djathtë. Në orët e ardhshme, ai do t'i nënshtrohet testeve të tjera për të vlerësuar shkallën e saktë të shqetësimit dhe kohën e parashikuar të rikuperimit. Mesfushori është pjesë e 11-shes së Barcelonës: ka marrë pjesë në 29 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll